Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Malin e Zi kap 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës


Në Malin e Zi, Drejtoria e Policisë njoftoi të hënën rreth një operacioni të policisë kufitare që zbuloi, të dielën një mjet lundrues në liqenin e Shkodrës me tetë thasë të mbushur me 222 kilogramë marijuanë. Policia arrestoi dy persona ndaj të cilëve u ngritën kallëzime penale mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Pas kontrollit të mëtejshëm të terrenit pranë mjetit lundrues, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me inicialet N.R. dhe M.J., shtetas malazezë. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e drogës së llojit marijuanë me një automjet që u gjet aty afër”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Lënda narkotike kontrabandë dyshohet se vinte nga Shqipëria drejt Malit të Zi për të vijuar më tej në drejtim të shteteve të Europës.

Kohët e fundit policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të konsiderueshme droge, të llojit marijuanë, e cila transportohej në forma nga më të ndryshme drejt Malit të Zi. Vetëm gjatë kësaj fundjave, policia kufitare zbuloi dhe konfiskoi një sasi të madhe droge gati 300 kilogramë marijuanë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *