Vendosni fjalën kyçe....

Vdes gruaja në SHBA, mori mushkëri të infektuara me Covid-19 gjatë transplantit


Një grua nga Miçigani vdiq nga Covid-19 vitin e kaluar pasi bëri një transplant të dyfishtë të mushkërive të dhuruara nga një person, që doli të ishte infektuar me virusin, sipas një studimi mjekësor që përshkruan rastin e parë të tillë në SHBA.

Marrësja e organit, kishte sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, ndërsa dhuruesja e saj ishte një grua tjetër, e cila humbi jetën për shkak të dëmtimit të trupit pas një aksidenti me makinë, tha një raport në Gazetën Amerikane të Transplantimit.

Operacioni u zhvillua në Spitalin Universitar në Ann Arbor, Michigan në mes të vitit 2020. Shkoi mirë, por tre ditë më vonë marrësja e mushkërive papritmas zhvilloi ethe të larta, tension të ulët të gjakut dhe frymëmarrje të rënduar.

Pacientja më pas kaloi në shok septik, duke bërë që mjekët ta analizonin për Covid-19. Rezultatet u kthyen pozitive dhe mostrat e lëngjeve të marra nga mushkëritë e gruas zbuluan gjithashtu praninë e virusit.

Një kirurg i cili bëri transplantimin dhe ishte në kontakt me organin e dhuruar gjithashtu tregoi simptoma të koronavirusit dhe doli pozitiv. Por ndërsa mjeku arriti të shërohej, pacientja e tij nuk ishte aq me fat.

Gruaja e luftoi sëmundjen për 61 ditë, por gjendja e saj vazhdonte të përkeqësohej. Ajo vdiq në vjeshtë, tha gazeta.

“Ne absolutisht nuk do të kishim përdorur mushkëritë nëse do të kishim një test pozitiv Covid-19.” – tha Dr. Daniel Kaul, kreu i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin të Miçiganit dhe një nga bashkëautorët e studimit.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet