Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet Tiger Woods, futet në operacion urgjent


Tiger Woods është futur në operacion pasi pësoi “dëmtime të shumta në këmbë” në një aksident me makinë në Los Angeles, California.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të LA tha që ai “u përfshi në një aksident me një automjet të vetëm” në të cilin “automjeti pësoi dëme të mëdha”.

15 herë kampioni i madh i golfit, 45, u nxorr nga makina nga zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët.

Agjenti i Woods, Mark Steinberg tha: “Ai aktualisht është në operacion dhe ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj.”

Steinberg konfirmoi detajet rreth amerikanit që ka pësuar “dëmtime të shumta në këmbë”.

Woods ishte në Riviera Country Club në LA gjatë fundjavës si mirëpritës i Genesis Invitational.

Një deklaratë nga Departamenti i Sherifit të Qarkut LA tha që ajo iu përgjigj përplasjes “në kufirin e Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes” të martën në mëngjes.

Ai shtoi: “Z. Woods u nxjerr nga rrënoja nga zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët e Los Angeles County, pastaj u transportua në një spital lokal me ambulancë për plagët e tij.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *