Vendosni fjalën kyçe....

Lufta për vaksinat, Rama: Do habiteni për kontaktet që kam, jam lypësi më i gjatë në planet


Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët, e konsideroi rastin e Izraelit një histori suksesi lidhur me procesin e vaksinimit.

Një prej tyre e pyeti nëse ka mundësi kontakti me qeverinë izraelite për të siguruar doza të vaksinës për Shqipërinë, me ndihmën e këtij vendi. Këtu Rama tha se të gjithë do të habiteshin po të tregonte kontaktet që ka me qeveritë brenda dhe jashtë Europës, por nuk dëshiron të flasë për këtë me argumentin se “I prishim punë vetes”.

“Sikur t’ju tregoj numrin e kontakteve me qeveritë brenda dhe jashtë Europës, do habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik, por nuk do të bëj asnjë koment sepse sikundër e kam thënë disa herë kjo është një luftë e madhe që zhvillohet prapa kuintave dhe nuk është mirë të përmendim emra se prishim punë për veten tonë.”– deklaroi Rama.

Më pas pas të tjera pyetjeve, kryeministri tha se ka marrë konfirmimin për sjelljen në Shqipëri të 360 mijë vaksinave të Astra Zenecës. Ai shpjegoi për gazetarët se ka 3 biseda konkrete për sjelljen e dozave të vaksinave në vend, mes 33 bisedave ende të pakonkretizuara, për të cilat nuk mund të japë detaje për asnjërën prej tyre. Duke iu referuar këtyre ai u shpreh se është “lypësi më i gjatë” në planet.

“Ne po luftojmë për sasinë. Këtë di t’ju them. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina ‘Astra Zeneca’, që do të jenë një sasi e konsiderueshme që do të hyjë menjëherë në proces dhe me këto doza ne do të zbresim shumë shpejt nga 80 + vjeçarët tek 65 vjeçarët. Edhe më poshtë.

Ndërkohë që jemi duke diskutuar dhe jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksine, por ju lutem kuptoni pozitën time, nuk mund të jap më shumë shpjegime sepse nuk janë gjëra të finalizuara, sepse pastaj thonë: Ooo e tha, s’e mbajti, s’e bëri, da da da. Kjo është e gjitha.

I gjithë problemi është, ne do të kemi 41 mijë dozat e Pfizerit brenda Marsit siç e kam thënë dhe pastaj vazhdojmë në Prill me vaksinat e tjera, qoftë Pfizer, qoftë Astra Zeneca.

Ajo që na duhet tani është vula mbi marrëveshjen me shtetin tjetër mik që ka angazhuar procesin për 360 mijë vaksina Astra Zeneca. Vula! Dhe për këtë unë pres çdo ditë e çdo orë konfirmimin e takimit me kolegun tim në atë vend për ta mbyllur këtë muhabet. Që në nivel të autoriteteve shëndetësore është mbyllur. Por duhet vula. Këtë e them sepse edhe po s’u bë ju tregoj muhabetet që procesi ka ndodhur.

Me një vend tjetër jemi shumë afër dhe një vend i tretë është në kontakt me ne sot në mëngjes. Të shohim. Prat re janë që janë biseda konkrete, sepse janë 33 biseda që nuk kanë akoma konkretizim. Jam lypsi më i gjatë në planet. Pa diskutim.”– tha kryeministri.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet