Vendosni fjalën kyçe....

Politikania serbe në Kosovë: Më hoqën mbrojtjen, ndihem e rrezikuar nga Vuçiçi


Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, thotë se Ministria e Brendshme e Serbisë i ka hequr asaj masën e mbrojtjes dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Këto deklarata ajo i ka bërë për portalin serb “Nova.rs”, ku është shprehur se “nevoja për monitorim ka kaluar, duke marrë parasysh që siguria e saj ishte relaksuar”.

Ajo shton: “E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiçin dhe zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiç, si dhe pas zgjedhjeve në Kosovë.”

E pyetur nëse ende ndihet e kërcënuar, ajo thotë se ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga Presidenti serb Vuçiç.

“Përderisa ai e thirri Nenad Rashiçin dje dhe djali i tij u rrah sot, ai ka dëmtime në kokë.”– tha Trajkovic, e cila është në një koalicion me Rashiç. Ajo i referohet një incidenti, ku djali i politikanit serb Rashiç u dhunua pasi doli nga shkolla. Lidhur me këtë ajo pati bërë dhe një postim në “Twitter”.

“Çfarë hipokrizie të Listës Serbe! Dje, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, personalisht na quajti mua dhe Nenad Rašić si ‘tradhtarë’ para mediave. Sot, djali i Nenadit u rrah në mënyrë brutale gjatë daljes nga shkolla dhe unë u informova se Ministria e Brendshme e Serbisë po më anulonte mbrojtjen sepse unë nuk isha më ‘e rrezikuar’.”– shkruan politikania serbe.

Trajkoviç shton se lista e tyre në zgjedhje tejkaloi në mënyrë të paplanifikuar vlerësimet që i dhanë asaj, dhe tregon se votat nuk janë numëruar ende.

“Për shkak të fushatës së Listës Serbe, të kryer në Kosovë, jo vetëm që ata morën 10 vende në parlament, por ata gjithashtu i bënë presion Goranëve në zgjedhje. Gjithashtu, enklavat votuan për kandidatët boshnjakë të cilët janë nënkryetarë në Mitrovicë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Rakicin. Serbët në Graçanicë u detyruan të votojnë për Romët.”- thotë Trajkoviç dhe shton se krijuesi ideologjik i kësaj është Aleksandër Vuçiç.

Në maj të vitit 2019, Rada Trajkoviç mori mbrojtje nga policia serbe, të cilën ajo e kërkoi për shkak të rrezikut të saj personal dhe familjes së saj.

Trajkoviç atëherë kishte deklaruar se pas kërkesës dërguar Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ajo ruhej nga një burrë dhe një grua.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet