Vendosni fjalën kyçe....

Sërish telashe për kompaninë ‘Boeing’, plagosen dy persona pas pjesëve që ranë mbi qytetin holandez


Autoritetet holandeze po hetojnë pasi një aeroplan ‘Boeing’ nisi të lëshonte pjesë metalike menjëherë pas ngritjes në ajër. Incidenti përkoi me një incident të ngjashëm që ndodhi me një tjetër aeroplan ‘Boeing’ në Denver, SHBA.

Njëri nga motorët e avioit Boeing 747 thuhet se mori flakë pasi u ngrit nga aeroporti i Maastricht-Aachen të shtunën. Sipas zyrtarëve të aeroportit, aeroplani atëherë filloi të lëshonte  mbetjet, ndërsa fluturonte mbi një zonë rezidenciale pranë aeroportit.

Sipas raporteve të medias, dy persona u plagosën lehtë, me njërin prej tyre që kërkoi shtrimin në spital. Mbeturinat thuhet se gjithashtu shkaktuan dëme në disa automjete dhe shtëpi.

Avioni, i cili po udhëtonte për në New York, u devijua për në Liege, Belgjikë, ku u ul në mënyrë të sigurt.

Bordi Holandez i Sigurisë tha se kishte filluar një ‘hetim’ për ngjarjen.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet