Vendosni fjalën kyçe....

Topalli: Në qeverinë Berisha ka pasur korrupsion


Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka komentuar ndër të tjera gjatë debatit në emisionin “Open” edhe mënyrën e qeverisjes Berisha.

Topalli u shpreh se në qeverinë 2 ka pasur korrupsion, ndërsa e cilëson krenari arritjen e integrimit në NATO.

“Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ua dhënë aleatëve. Të mbajnë përgjegjësinë ata për atë që bënë. Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë ata.

Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes. Nuk jam dakord as me mënyrën si jemi marrë me pronat, por jam shumë krenare që u futëm në NATO. Jam shumë krenare për shumë reforma të tjera që u morën në të mirë të interesit publik,” – tha Topalli.

Ajo mohoi se po përçante votat e së djathtës në Shkodër dhe se sipas saj ata që do ta mbështesin nuk do të votonin për PD-në.

“Së pari, nën përgjegjësi do të them që më shumë demokratë janë jashtë PD se sa brenda. Nuk i heq asnjë votë askujt. Ato vota nuk shkojnë kurrë tek Lulzim Basha. Ftesa ime është për të gjithë ata që janë krejt të pakënaqur me Edi Ramën dhe me rritjen e korrupsionit, as me Ilir Metën, as me Lulzim Bashën” – tha Topalli

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet