Vendosni fjalën kyçe....

Trafikonin kokainë e marijuanë, goditen dy bandat italo-shqiptare në Milano (VIDEO)


Policia italiane ka njoftuar se ka goditur dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano, duke kryer arrestime të shumta.

Siç shkruajnë mediet lokale, këto dy banda përbëheshin kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët importonin sasi të mëdha kokaine në Lombardi, po ashtu dhe hashashi dhe marijuane që më pas i shpërndanin në rajone të ndryshme të Italisë.

Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos.

Aktiviteti i këtyre grupeve shtrihej në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Kalabri, Emilia, Roma dhe Varese. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet