Vendosni fjalën kyçe....

WhatsApp s’do i lejojë përdoruesit të dërgojnë a lexojnë mesazhe nëse s’pranojnë kushtet e reja


WhatsApp ka pohuar se përdoruesit nuk do jenë në gjendje të lexojnë ose dërgojnë mesazhe nëse nuk bien dakord me rregullat e tij për ndarjen e të dhënave personale me Facebook. Kjo gjë ka shkaktuar reagime të ashpra dhe ka çuar në një rritje të popullaritetit të aplikacioneve rivale.

Të dielën, kompania ndau hollësitë se si kushtet e reja të shërbimit do të ndikojnë te përdoruesit e saj.

Muajin e kaluar, WhatsApp u kërkoi përdoruesve të bien dakord për një përditësim që do të lejojë dërguesin të ndajë të dhëna personale, si numrat e telefonit dhe vendndodhjet, me Facebook, që e zotëron aplikacionin.

WhatsApp do të fillojë ‘t’u kërkojë dalëngadalë’ përdoruesve të pranojnë kushtet e reja në mënyrë që të kenë ‘funksionalitet të plotë’ të aplikacionit, nëse nuk e kanë bërë këtë gjë më herët, para 15 majit.

Nëse përdoruesit nuk i pranojnë kushtet, ‘për një kohë të shkurtër’ ata do të jenë në gjendje të marrin telefonata dhe njoftime, por nuk do të jenë në gjendje të lexojnë ose dërgojnë mesazhe.

Kjo ‘kohë e shkurtër’ do të jetë brenda pak javësh, tha TechCrunch. Përditësimi i planifikuar menjëherë shkaktoi trazira dhe shqetësime mbi privatësinë. Reagimi i shpejtë e bëri kompaninë të zhvendosë afatin e fundit për ndryshimin nga 8 shkurt në 15 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *