Vendosni fjalën kyçe....

Gana bëhet vendi i parë që merr vaksinat e Covax-it


Gana është vendi i parë që merr vaksinat kundër Covidit përmes skemës së Covax-it për ndarjen e vaksinave.

Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) synon të sigurojë që vaksinat të ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve.

Covax po synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinave kundër Covid-19 në mbarë botën deri në fund të vitit.

Shumë kombe të pasura, të cilët filluan me vaksinimin muaj më parë, janë përballur me kritika për blerjen ose porositjen e më shumë vaksinave nga sa u duhen, duke mos lënë për kombet e tjera më të varfra në një kohë kur kompoanitë janë hasur me vështirësi në prodhimin e dozave të kërkuara.

BBC shkruan se një total prej 600,000 dozash të vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit arritën të mërkurën në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (Unicef) thanë se ky ishte një “rast i rëndësishëm”.

“Ardhja e vaksinave kundër Covid-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë.”- thanë ata.

Ky vend i Afrikës Perëndimore ka regjistruar më shumë se 80 mijë e 700 raste të koronavirusit dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Këto numra besohet të jenë më pak se numri aktual për shkak të niveleve të ulëta të testimit.

OBSH dhe Unicef ​​thanë se dërgesa përfaqësonte “një pjesë të valës së parë të vaksinave Covid drejtuar disa vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Megjithëse vaksinat nuk janë të destinuara përgjithësisht për fëmijë, Unicef ​​është përfshirë në këtë skemë për shkak të ekspertizës së saj në prokurim dhe logjistikën për shpërndarjen e vaksinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *