Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti në “siklet”, Erdogan i kërkon të mos e hapë Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem


Kreu i Vetëvendosjes, Kurti, ka marrë disa letra urimi pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Mes tyre duhen theksuar ato nga kryeministri i Izraelit, Netanjahu e presidenti i Turqisë, Erdogan.

Po ndërsa i pari e fton në përurimin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, tjetri e përgëzon për qëndrimin e Vetëvendosjes për të rishikuar vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Në letrën e tij, kreu i shtetit turk thekson se hapja e selisë diplomatike të Prishtinës zyrtare në Jeruzalem duhet shmangur pasi mud t’i shkaktojë dëme të mëdha Kosovës.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës.” – shkruan Erdogan në letrën e urimit për Kurtin.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet