Vendosni fjalën kyçe....

Paloka akuza PS-së: Po punëson njerëz me kontrata 2-mujore, Çelën e Durrësit e kam me video do e çoj në SPAK


Nënkryetari i PD-së Paloka ka akuzuar mazhorancën për veprime antiligjore e antikushtetuese gjatë fushatës elektorale.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ku tha se Partia Socialiste ka marrë në punë persona me kontrata 2 mujore edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon.

Po kështu ai tha se pas orës policore, përfaqësuesit e PS-së dalin nëpër shtëpi për të bërë fushatë elektorale. Paloka tha se për këtë ka fakte me video dhe të gjitha do i dorëzojë në SPAK.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit.” – tha ndër të tjera Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *