Vendosni fjalën kyçe....

Preket nga Covid-19 Imzot Angelo Massafra, dërgohet për kurim në Itali

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, është prekur nga Covid-19 dhe është dërguar drejt Italisë për kurim më të specializuar.

Sipas njoftimit të Konferencës Ipeshkvnore, gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme por ai ka shfaqur temperaturë të lartë dhe simptoma të tjera të virusit.

Kujtojmë këtu se më herët janë prekur nga Covid-19 e janë trajtuar jashtë Shqipërisë edhe kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Arkipeshkvi i Tiranës, George Frendo si dhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari. Ata janë kuruar respektivisht në Greqi, Itali e Turqi.

“Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid-19. Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali). Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje. Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvnore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *