Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 533 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 305 kanë rezultuar pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona. Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 102 787 raste.
Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 417.