Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima dhe 305 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 533 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 305 kanë rezultuar pozitivë.

 Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona. Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 102 787 raste.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 417.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet