Milani ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Romës ditën e sotme në sfidën e luajtur në Olimpico.
Me rezultatin 1-2 kuq e zinjtë marrin 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin me Interin që kryeson me katër pikë para.
Ndeshjen e hapi një penallti e shndërruar në gol nga Kessie që mbylli dhe pjesën e parë të lojës.
Më pas në fraksionin e dytë Veretout barazoi shifrat për verdhekuqtë.
Golin e fitoren për djajtë do e shënonte Rebic në minutën e 58.
Roma qëndron në vendin e 5 e ndjekur nga Napoli me një pikë më pak dhe me një ndeshje më pak.