Vendosni fjalën kyçe....

Në makinë me disa doza kanabis, policia i vë prangat 24-vjeçarit në Tiranë


Një 24-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë paraditen e sotme, pasi qarkullonte me kanabis në makinë.

Është e paqartë se sa është sasia e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e e të riut me inicialet K.B por thuhet se bëhet fjalë për disa doza.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, punonjësit e policisë të Forcës së Posacme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Në një njëjtin njoftim thuhet se të tjera arrestime janë bërë nga Policia e Tiranës brenda ditës së sotme, mes të cilëve dhe dy raste të “dhunës në familje”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi në rrugën ‘Abedin Çiçi’ i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C. “– vijon njoftimi i policisë.

Ndërkohë dy persona të tjera janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku njëri është kapur pa patent dhe tjetri në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
  2. H., 40 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.39 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– përfundon njoftimi i policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *