Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave të Kosovës


Ministria e Financave dyshohet se ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione.

Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”- tha Borovci.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai për lajmi.net.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *