Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet: Si do të jetë godina e re e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar një video nga puna për ndërtimin e maternitetit të vjetër të Tiranës, i cili mbeti i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Rama përmes kësaj videoje tregon gjithashtu edhe pamjet 3D të projektit, se si do të bëhet godina e re e ‘Mbretëreshës Geraldinë’.

Kryeministri shprehet se përveç këtij materniteti, po ndërtohen nga themelet edhe tre maternitete të tjera.

“MIRËMËNGJES

dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *