Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich futet në garë për Haaland


Bayern Munich tremb rivalët e tjerë me interesimin e shfaqur për sulmuesin e Borussias së Dortmundit, Erling Haaland.

Presidenti i klubit të famshëm bavarez e la të hapur mundësinë rreth një transferimi hipotetik të 20-vjeçarit të talentuar norvegjez në radhët e klubit më të lavdishëm gjerman.

Në krahun tjetër një përfaqësues i rëndësishëm i verdhezinjve si Sebastian Kehl shpreson që Dortmundi të jetë në gjendje për ta mbajtur sa më gjatë shtatlartin nordik.

41-vjeçari nga Hesse që dikur ka mbajtur shiritin e kapitenit te skuadra e mirënjohur nga Westfalia, tani është anëtar i Departamentit të Sportit në klubin nga Ruhri, madje duke filluar nga viti 2022 Sebastian Kehl do të zërë vendin e 58-vjeçarit Michael Zorc, për t’u emëruar drejtor sportiv i Borussias së Dortmundit. Kehl ka deklaruar se Dortmundi dhe Erling Haaland janë në simbiozë ndërmjet tyre dhe bashkëpunimi i mëtejshëm premton sukses.

 41-vjecari shtoi se duke patur parasysh sjelljen dhe reagimin e sulmuesit të ri të përfaqësueses norvegjeze ndaj zërave të shumtë në lidhje me të ardhmen e tij drejtuesit e klubit e konsiderojnë si të mirëqenë faktin që Haaland do të qëndrojë në radhët e verdhezinjve edhe përtej verës së ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *