Protestuesit në Mianmar kanë lidhur rroba grash në tela nëpër rrugë, për të ngadalësuar policinë dhe ushtarët, sepse ecja poshtë tyre konsiderohet tradicionalisht fat i keq për burrat.
Rrobat e mbështjellura, varen njëlloj sikurse zonjat e shtëpive i varin ato pas larjes. Në disa raste protestuesit kanë përdorur edhe të brendshme grash.
“Arsyeja pse ne i varim rrobat nëpër rrugë është se ne kemi besimin tradicional se nëse kalojmë nën një teli me rroba, ne mund të humbasim fatin tone.”– tha një protestues 20-vjeçar i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij nga frika, citon Reuters.
“Brezi i ri në ditët e sotme nuk e beson më, por ushtarët akoma e besojnë dhe është dobësia e tyre. Pra, mund të fitojmë më shumë kohë për të vrapuar nëse ata vijnë drejt nesh në rast emergjence.”– shprehen protestuesit.
Videot në mediat sociale kanë treguar policë që i heqin para rrobat e grave, që të mos kalojnë poshtë tyre. Tradicionalisht ecja poshtë sendeve të përdorura për të mbuluar pjesët intime të grave nuk është vetëm fat i keq, por edhe zhburrërues për meshkujt.
Për më shumë se një muaj, protestuesit kanë demonstruar në të gjithë Mianmarin kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit dhe arrestimit të udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi. Më shumë se 50 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë.