Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi shkakton 9 viktima në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 722 raste të reja


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3.701 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, respektivisht incidencë prej 20%.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 186 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 106.832 raste, prej të cilëve 94.461 janë shëruar, kurse 3.185 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.186 raste aktive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *