Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Basha u zotua të çonte LSI-në për skrap po sot e ka me vete, askush me mend në kokë s’i beson


Numri dy i PS-së, ka pohuar sot se forca politike ku bën pjesë ka ekipin më të mirë qeverisës dhe programin më të mirë.

Teksa fliste në Kuvend, Balla, u përpoq të bëjë diversion duke deklaruar se në vitin 2017 kreu i PD-së u betua ta çonte LSI-në për skrap ndërsa sot e ka përfshirë në aleancë.

Po kështu kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se askush me mend në kokë s’mund t’i besojë Bashës.

Pas kësaj Basha u zotua se do e çonte LSI-në për skrap, por jo vetëm e përfshiu skrapin brenda vetes, por sot kemi përballë një opozitë që vjen para shqiptarëve me një ofertë skandaloze. Qoftë për sa u përket ekipit, programit e lidershipit. Nuk besoj se ka një njeri me mendje të shëndoshë që mund t’i besojë Lulzim Bashës. S’mund ta lëmë përgjysmë rimëkëmbjen e vendit dhe vaksinimin e po kështu s’e lëmë dot përgjysmë bërjen me banesa të gjitha familjet që kanë mbetur jashtë.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *