Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi me armë policin, Orges Bilbili dënohet me 5 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Orges Bilbilin.

Bilbili u cilësua fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të një punonjësi të policisë.

Sëbashku me dy të dyshuarit e tjerë, Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun ai po hetohet nga GJKKO për masakrën e Lushnjës.

Orges Bilbili u arrestua në prill të vitit të kaluar, pasi u plagos në këmbë nga një efektiv i focave “Shqiponja”.

30-vjeçari nga Lushnja i cili ishte i akuzuar gjithashtu për vrasje jetonte në një apartament në rrugën “Sitki Çiço” me qira prej disa muajsh. Apartamentin ai e ndante me një djalë tjetër.

Efektivi i kishte kërkuar atij lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

“Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.”– njoftonte asokohe policia.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes, Bilbili i ka drejtuar pistoletën duke e kërcënuar për ta vrarë. Por polici është kundërpërgjigjur duke e plagosur në këmbë.

Bilbili është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda në qytetin e Lushnjës. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ekzekutoi në shtator të vitit 2017 në Lushnjë, Zamir Latifin e Jurgen Hoxhën, se dhe plagosi një person tjetër.

Besohet se shënjestra e atij sulmi ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares i cili i shpëtoi këtij atentati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *