Vendosni fjalën kyçe....

Lajmi i pavërtetë i zyrave të FRD-së


 

Nga Klodian Tomori

Menjëherë pas përplasjes së Presidentit me punonjësit e policisë bashkiake për zyrat e FRD, disa media filluan në seri të nxjerrin një lajm të pavërtetë, ku sqaronin shkaqet e konfliktit.

Sipas lajmit pervers të publikuara nga disa media, Bashkia e Tiranës ka për detyrim të pajisë me zyra partitë parlamentare dhe partitë që kanë në përbërje një ish president. Dhe meqë iku zoti Topi nga FRD, tani kjo e fundit duhet të lëshojë zyrat.

Ky është mashtrim. Ligji për partitë politike nuk parashikon asnjë detyrim qe të pajisen me zyra partitë që kanë ish president në përbërje. Ka vetëm për partitë parlamentare pse ato që marrin 1 për qind të votave mesatarisht në tre zgjedhjet e fundit.

Ajo që nuk kuptohet është fakti, që mashtrimin e ka shkarë Bashkia me terezi për t’u hedhur hi syve njerëzve dhe mediat kanë rënë viktima, apo mediat janë vetëofruar për të shërbyer. Por kjo nuk ka rëndësi.

E vërteta është që ligji nuk ka asnjë detyrim të pajisë me zyra partitë që kanë në përbërje ish presidentet siç pretendohet në mënyrë të gënjeshtërt në lajm. Ndaj nëse FRD nuk e meriton zyrën sot, nuk e ka merituar as në kohën e Bamir Topit. Pse atëherë e lanë dhe sot nuk e lenë? Këtë e di Bashkia.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet