Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dënoj dhunën e kryeministrit në detyrë ndaj gazetares, liria e medias kusht i pazëvendësueshëm për integrimin


Presidenti Meta ka dënuar ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme ku kryeministri Rama shtyu me dorë gazetaren Edona Haklaj.

Kreu i shtetit shkruan se dhuna e kreut të qeverisë ende në detyrë është e papranueshme. Sipas Metës, nën preteksin e maskës, dhuna ndaj saj është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin e njerëzor e normat demokratike.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit “Fax News”, znj.Edona Haklaj. Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës antiCOVID, është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave. Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi.” – shkruan Meta.

Meta shkruan se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut si dhe çeljen e negociatave për integrimint në BE.

Presidenti u bën thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave të regojnë fuqimisht për rastin e sotëm.

“Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur. Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin “Fax News” dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik.” – mbyll reagimin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *