Vendosni fjalën kyçe....

Operacion kundër organizatës së majtë në Filipine, vriten 9 persona

Mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut në Filipine ka nisur një hetim pasi nëntë persona të paarmatosur vdiqën gjatë një operacioni policor.

Vdekjet pasuan urdhrin e presidentit ndaj ushtrisë për të vrarë rebelët, por qeveria këmbëngul që operacioni ishte i ligjshëm.

“Urdhri i vrasjes nga ana e presidentit është i ligjshëm sepse u drejtohej rebelëve të armatosur.” – tha zëdhënësi presidencial, Harry Roque, në një konferencë shtypi.

Shefi i Policisë Kombëtare të vendit, Debold Sinas, kishte konfirmuar më herët se në operacion u përfshinë policia e ushtria që u përpoqën të ndalojnë të dyshuarit të cilët ishin akuzuar se ishin të armatosur në mënyrë të palgjshme.

Nëntë persona u vranë nga forcat e sigurisë dhe 15 të tjerë  u arrestuan pas bastisjeve, sipas Sinas. Bayan Muna, një grup politik i majtë në Filipine, pohoi se të gjithë ata që ishin në shënjestër ishin aktivistë politikë të paarmatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *