Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me të rinjtë në një Call Center: Programi ynë ‘Mëso dhe Fito’ mundësi për të qartësuar idetë për rrugën që do ndiqni


Mëngjesin e kësaj të hëne, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me një biznes “Call Center” në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, Kryemadhi bisedoi me të rinjtë e punësuar në këtë sektor, ndërsa u foli për mbështetjen që programi zgjedhor i LSI-së ofron për biznesin dhe punësimin.

Kryemadhi tha se programi “Mëso dhe Fito” është një mundësi për të krijuar e qartësuar idetë për rrugën që do të ndjekin të rinjtë.

 “Ne e kemi të përfshirë edhe në programin tonë, me ‘Mëso dhe Fito’ që mund të jesh edhe në shkollë, por edhe punon, për të krijuar në këtë mënyrë një lloj mundësie edhe për të qartësuar idetë e tua për atë rrugë që do të ndjekësh nesër.

Shpeshherë mungesa e objektivave dhe e planeve na ka bërë që jo vetëm të rrimë në vend, por edhe të kthehemi mbrapsht në objektivat tona.

Për mua është hera e parë që hyn në një biznes të tillë. Kemi shumë miq që kanë Call Center. Kisha dëgjuar, por nganjëherë njerëzit duhet ti shohin, ti prekin gjërat vetë dhe faktikisht është një hapësirë që ndoshta mund të krijojë një mundësi të mirë punësimi, me një pagë të mirë paguar, por ndoshta edhe duhet ta vrasim pak mendjen, sepse sikurse ju keni sjellë risi përsa i përket ndihmës që i jepni klientëve me kreditë, apo shitjen e siguracioneve, të mos rrimë thjesht në kuadrin e kësaj, por të dalim edhe në kuadrin e krijimit të out-sourceve, që janë tepër të domosdoshme.

Në fakt në një farë mënyrë i ka India, por edhe vende të Bashkimit Evropian, që janë vetëm gjysmë ore larg dhe mund të jenë out-source që rrisin të ardhurat tek ne, por krijojnë edhe mundësi zhvillimi.”- u shpreh zonja Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *