Këtu është bërë super investim dhe si rrugë fshati është një nga më të mirat. Kemi kanalizime dhe kanale me kullim.”
“Rruga në Varosh, edhe pse e inauguruar pak kohë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka filluar që të degradohet.”
Edhe pse në tetor të 2020, kryebashkiaku Veliaj e paraqiti asfaltimin e rrugës si një super investim, duke u shprehur se janë bërë edhe kanalizimet, situata në realitet është krejt ndryshe.
Ujërat e zeza dhe të bardha kanë filluar të dalin në rrugën kryesore, duke konfirmuar dëmin ekonomik me paratë e shpenzuara nga Bashkia e Tiranës, shkruan Ora News.
Shkak i kësaj situate duket se është vetë pushteti vendor. Veç vonesave të raportuara për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, duket se bashkia ka nisur rindërtimin në disa shtëpi, por ndërhyrja ka dhënë efektet anësore.
Makineritë e rënda kanë amortizuar dhe shkatërruar rrugën dhe kanë vështirësuar kalimin e mjeteve.
Superinvestimi i kryetarit të bashkisë është lënë përgjysmë në këtë pjesë të lënë me çakull. Jashtë kamerave banorët akuzojnë se punimet kanë qenë të dobëta, duke sjellë edhe dëmtimin e rrugës.