Nga Hysni Gurra
-Korçë, për një gjumash si Mondi nuk do ngrija rehatin të shkoja të votoj.
Për Nikon kurrën e kurrës.
-Elbasan është Flutura, Evisi dhe Monika, Flutura me Evisin përshesh hanë, me Monikën nuk kam gjë po ka një element në listë që ma shpif.
-Berat, Alizotin do e votoja me qejf, s’do i shihja fare emrat e listave tjera.
-Fier, Erioni dhe Enkelejdi më dukën njëlloj, do e mendoja shumë nëse do dilja për të votuar apo jo, 99% jo.
-Gjirokastër, Tritani, Mirela dhe Vangjeli, tre të çartur, nëse del të votosh cilindo prej tyre, je edhe më i çartur se ata.
-Vlorë, Bujari më duket intelektual kauçuku, numrin 8 jo e jo, Luan Ramën do ta votoja me qejf, njeri i lexuar më së paku.
-Durrës, Nuk do prishja një të diel plazhi te Shkëmbi i Kavajës në Durrës për të dalë me votu.
-Lezhë, as nuk e mendoj të dal të votoj Agronin apo Linditën
-Shkodër, vetëm për kunj kisha votuar Tomën
-Kukës, më thanë që ky Flamuri tjetër ia vlente të dilje.
-Dibër, nuk do shihja as edhe një listë, do shkoja që në orën 7:00 për të votuar për Elton Debreshin, minatorin.
-Tiranë, në një qark ku kandidon doktori mos më pyesni për kë do votoja.