Vendosni fjalën kyçe....

Irvana, klithma e fundit kundër dhunës


Nga Dallëndyshe Bici

Sot Irvana për të tretin mëngjes nuk është pranë fëmijëve. Nuk është zgjuar, sepse ai që duhet t’i siguronte mbrojtjen asaj dhe fëmijëve, ai që duhej të kujdesej për lumturinë e familjes, e goditi si burracak me 30 thika duke u kthyer në bashkëshort i vdekjes, teksa paburrërrisht vrau veten diku ku grumbulloheshin plehrat.

Irvana është klithma e rradhës e grave dhe për gratë nën thundrrën e të ashtuquajtuarve burra. Kërkoni mbrojtje! Flisni! Denonconi! Mos i falni! Mos u jepni një shans të tretë, të katërt e të pestë, sepse ktheheni në skllave dhune. Mos i rrisni fëmijët në terror! Mos i lejoni këto mbetje të epokave të errëta të bëjnë ç’të duan, të sillen si pronarët tuaj!

Më mirë një marrëdhënie e mbyllur se sa një torturë e përditshme! Jeta është e shtrenjtë! Fëmijët janë të shtrenjtë. Sot Irvana, vajza bukuroshe, vetëm 28 vjeç nga Sheq i Madh në Fier, nënë e dy fëmijëve, nuk është më. Nuk është e para që jep shpirt në këmbët e babait të fëmijëve të saj. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku që të jetë e fundit!

U prehsh në paqe Irvana dhe shpirti yt shkoftë pranë ëngjëjve!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *