Vendosni fjalën kyçe....

“Unë nuk humba ndaj tij” – Trump tallet me rrëzimin e Joe Biden në shkallët e Air Force One (Video)

Duke folur në vendpushimin e tij në Mar-a-Lago, Donald Trump, me Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis në krah të tij, u tall me presidentin amerikan Joe Biden për rrëzimin e tij në shkallët e Air Force One dhe këmbënguli: “Unë nuk humba ndaj tij.”

“Unë pashë si Joe Biden u ngjit nëpër shkallë sot.” –  i tha Trump një turme që po e dëgjonte duke buzëqeshur, – “dhe unë thashë, unë nuk humba ndaj tij.”

Ai pastaj tha se zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar në favor të Biden.

“Pothuajse 75 milionë vota dhe ndoshta shumë më tepër se kaq.” – tha ish-presidenti, duke iu referuar numërimit zyrtar të votave të tij në zgjedhje, më të mëdhatë në numër të çdo presidenti që garon për rizgjedhje.

Biden u përball me një valë talljeje të premten pasi pamjet e tij duke rënë tre herë në shkallët tek Air Force One u bënë virale.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk kërkoi kujdes mjekësor dhe sugjeroi që shkak për rrëzimin e presidentit 78-vjeçar ishte era e fortë.

23

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *