Duke iu përgjigjur kritikave amerikane për lëshimin e saj të fundit të raketave, Koreja e Veriut ka akuzuar Uashingtonin për mohimin e të drejtës së tij për vetëmbrojtje, edhe pse SHBA bën stërvitje ushtarake në kufijtë e vendit dhe teston armët e përparuara.
“Është një logjikë e ngjashme me gangsterët. Diçka që është e lejueshme për SHBA-në, që të transportojë asetet strategjike bërthamore në gadishullin Korean dhe të lëshojnë raleta në çdo kohë që dëshiron, por nuk është e lejueshme për Korenë e Veriut.” – tha zyrtari i lartë i Koresë së Veriut Ri Pyong-chol në një deklaratë të shtunën.
Komentet erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden dënoi një seri lëshimesh raketash nga Pyongyang.