Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mundet nga Skënderbeu, fiton Tirana


Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Superligës shqiptare.

Tirana arriti të fitojë ndaj Apolonisë ndërsa Kukësi u mund prej Skënderbeut, në një sfidë që e zhyt edhe më shumë ekipin verior në krizë. Sfida mes Bylisit e Kastriotit përfundoi në barazim.

Ditën e djeshme, Teuta arriti të fitojë ndaj rivalëve të Laçit me rezultatin e ngushtë 1-0 kurse përballja e drejtpërdrejtë mes Partizanit e Vllaznisë përfundoi në barazim.

Pas javës së 26 të kampionatit, renditjen e kryeson Teuta, e ndjekur nga Vllaznia, Partizani e Laçi që do jenë katër ekipet që pritet të luftojnë për titullin kampion.

Në fundin e renditjes Apolonia e Skënderbeu janë në pozita delikate dhe nëse nuk zgjohen shpejt do zbresin një kategori më poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *