Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Vitia refuzon vaksinat kineze dhe ruse të Shqipërisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se qeveria që drejton sheh vaksinimin e popullsisë vetëm nga vende që e njohin atë duke shprehur rezervën ndaj ofertave nga vende të ndryshme që nuk e njohin si shtet.

Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”-deklaroi Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nga ana tjetër bëri të ditur se në Shqipëri janë shpenzuar vaksinat e AstraZenecas dhe ato të Pfizer, andaj kanë mbetur vetëm vaksinat kineze.

Vitia ka thënë se nuk ka pranuar që mësimdhënësit kosovar të vaksinohen me vaksina kineze.

Ne në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur ofertë gjeneroze që të vaksinohet personeli shëndetësorë në Shqipëri, ku ne do të organizonim procesin e transportit. Në ndërkohë vaksinat erdhën me kontingjentin e parë dhe vaksinimi i personelit shëndetësorë më shpejtë ndodhi në Kosovë. Unë kam kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që të mundësohet edhe vaksinimi i kategorive tjera. Fatkeqësisht vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë shpenzuar dhe kanë mbetur vetëm ato nga Kina”- ka shtuar ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *