Vendosni fjalën kyçe....

Serbia pranon 500 mijë doza të vaksinës Sinopharm, Brnabiç: Qëllimi të vaksionohen 40% e popullsisë deri në fund të prillit


Në Serbi ka mbërritur një kontingjent i ri prej 500.000 dozave të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) Sinopharm nga Kina, ndërsa ato u pritën nga kryeministrja Ana Brnabiç, e cila deklaroi se deri më tani janë dorëzuar 2,5 milionë doza nga ky vend në Serbi.

Në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, Brnabiç deklaroi se Serbia aktualisht disponon diçka më pak se një milion vaksina nga prodhues të tjerë, dhe se nesër me dorëzimin e rreth 106.000 doza të vaksinës Pfizer /BioNTech, numri i përgjithshëm i vaksinave që shteti ka furnizuar tejkalon 3,5 milionë.

Sipas saj, rreth 26 për qind e popullsisë së rritur të Serbisë morën të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa rreth 20 për qind e qytetarëve janë rivaksinuar.

“Qëllimi është që rreth 40 për qind e qytetarëve të vaksinohen me dozën e parë deri në fund të prillit”, shtoi ajo.

Më shumë se 51 për qind e qytetarëve midis moshës 65 dhe 74-vjeç u vaksinuan, ndërsa 42 për qind e popullsisë në kategorinë mbi moshën 75-vjeç u vaksinuan, deklaroi kryeministrja e Serbisë.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet