Tetë persona raportohet të kenë humbur jetën në Kosovë 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend deri tani është 1934.
Nga 4082 analiza të kryera së fundmi janë gjetur 489 raste të reja me koronavirusin e ri.
Kosova ka ashpërsuar masat anti-Covid për dy javët e ardhshme ndërsa prej disa ditësh ka nisur edhe procesin e vaksinimit.