Vendosni fjalën kyçe....

8 humbje jete e 489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Tetë persona raportohet të kenë humbur jetën në Kosovë 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend deri tani është 1934.

Nga 4082 analiza të kryera së fundmi janë gjetur 489 raste të reja me koronavirusin e ri.

Kosova ka ashpërsuar masat anti-Covid për dy javët e ardhshme ndërsa prej disa ditësh ka nisur edhe procesin e vaksinimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *