Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan telefonon Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Erdogan e ka telefonuar zonjën Osmanin, të cilën përveçse e ka uruar, sëbashku kanë diskutuar lidhur me çështjet rajonale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot e përgëzova atë duke bërë një telefonatë me Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

Gjatë bisedës tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale.

Unë përmenda qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, e cila është një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, gjatë krijimit të një qeverie të re dhe proceseve zgjedhore Presidenciale. Unë gjithashtu u shpreha se besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen në epokën e re.

Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit.”– shkruan Erdogan pas kësaj telefonate në Facebook.

Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh vetëm dy ditë më parë si president, pasi u votua nga 71 deputetë në raundin e tretë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet