Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës (FOTO)


Vjosa Osmani ka marrë sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Zonja Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca, i cili i ka dorëzuar dhe detyrën.

Në këtë ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, morën pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Pas kësaj, të pranishmit kanë shkuar në ndërtesën e Presidencës, ku zonja Osmani ka hyrë së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat e tyre.

Kujtojmë se zonja Osmani, u zgjodh si Presidente dy ditë më parë, në raundin e tretë të votimeve duke siguruar 71 vota.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet