Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: Pas grevës në Rinas qëndron ti, je i vetmi përgjegjës


Kreu i PD-së ka akuzuar kryeministrin Rama se qëndron pas grevës së kontrollorëve ajrorë në Aeroportin e Rinasit.

Basha ka shkruar në Twitter se kreu i qeverisë është i vetmi përgjegjës duke i bërë thirrje që ta ndëpresë menjëherë atë dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.” – shkruan Basha në Twitter.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet