Vendosni fjalën kyçe....

“Duam vetëm të punojmë, asgjë tjetër. Është çështje mbijetese” – Përleshje të ashpra në Romë kundër kufizimeve Covid-19 (Video)


Qindra pronarë biznesesh e punonjës restorantesh e lokalesh në kryeqytetin italianë janë përleshur me policinë. Ata u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit Italian në Romë për të kundërshtuar kufizimet Covid-19 që tani për tani i detyrojnë t’i mbajnë mbyllur veprimtaritë e tyre.

Protesta u kthye në dhunë ndërsa demonstruesit u përplasën me policinë,  ku u lënduan dy policë dhe të paktën një protestues. Një numër personash ende i papërcaktuar është arrestuar nga policia gjatë përleshjeve.

Të udhëhequr nga ‘Movimento Imprese Italiane’ (Lëvizja Italiane e Biznesit), protestuesit lidhën veten me pranga dhe zinxhirë dhe brohorisnin për liri.

“Ne i vendosim zinxhirë vetvetes sepse nuk mund ta pranojmë këtë situatë. Ne duam të rimarrim punën dhe lirinë tonë.” – tha një protestues.

Baret dhe restorantet janë të hapura vetëm për të dorëzuar ushqime apo kafe për personat që i marrin me vete në përputhje me kufizimet e tanishmë teksa zonat ‘e kuqe’ dhe ‘portokalli’ qëndrojnë të mbyllura gjatë natës.

“Ne kërkojmë që t’i jepet fund menjëherë bllokimit kombëtar. Ne kërkojmë që t’i jepet fund menjëherë ngjyrosjes së rajoneve të ndryshme. Dhe ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, pa kufizime për njerëzit ose kohën të të gjithë veprimtarisë tregtare. Pavarësisht nga statistikat që lidhen me sëmundjen. Duam të punojmë, asgjë tjetër.” – vijoi protestuesi.

Disa pronarë restorantesh thuhet se po kundërshtonin urdhrat e qeverisë duke premtuar të hapnin dyert e institucioneve të tyre nga 7 Prilli megjithë kufizimet, si ‘një çështje mbijetese’.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet