Vendosni fjalën kyçe....

Forbes: Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi


Jeff Bezos kryeson për të katërtin vit radhazi listën e “Forbes” për më të pasurit në botë. Lista e miliarderëve të botës përfshin një rekord të ri me 2,755 miliarderë, pasi më të pasurit kanë patur fitime të mëdha edhe kur ekonomia globale ra gjatë pandemisë së Covid-19.

Siç shkruan Forbes, numri i miliarderëve në listën e njerëzve më të pasur në botë u rrit me 660 njerëz në vitin 2020, një rritje rekord. Dhe 86% e njerëzve në listë janë më të pasur se sa ishin vitin e kaluar.

Ndërkohë themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos është më i pasuri prej tyre, pasi llogarit një pasuri prej 177 miliardë dollarësh. Në vendin e dytë vjen themeluesi i kompanisë së makinave elektrike “Tesla”, Elon Musk, me 151 miliardë dollarë.

Miliarderët e këtij viti kanë së bashku 13.1 trilionë dollarë, nga 8 trilionë dollarë që kishin vitin e kaluar, tha Forbes.

Sakaq, qytetet më të pasura po anojnë drejt Kinës: Pesë nga 10 qytetet më të pasura në botë janë brenda Kinës, nëse llogarisim Hong Kongun, i cili renditet në vendin e 3-të.

10 njerëzit më të pasur në botë:

  • Jeff Bezos
  • Elon Musk
  • Bernard Arnault
  • Bill Gates
  • Mark Zuckerberg
  • Warren Buffett
  • Larry Ellison
  • Larry Page
  • Sergey Brin
  • Mukesh Ambani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *