Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Stresit: Isha me Covid prandaj nuk dola në protestë


Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje pas gati 4 muajsh thirrjeve të këngëtarit me nofkën “Stresi” të bëra nga ai gjatë protestave të dhjetorit për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Meta gjatë konferencës së sotme nga Vlora tha se ka qenë me Covid-19 kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

Kreu i Shtetit shtoi se gjatë asaj kohe Rama e akuzonte atë se po nxiste minorenët për protestë.

Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid.

Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka”-deklaroi Meta.

O Ilir Meta, o president ku je? Ku je? A do ta çosh popullin a jo? Ne nuk ikim asnjë, këtu do të rrimë. Këta janë mësuar me protesta pleqsh, jo me çuna të rinj!”, ishte thirrja pikante e Stresit për kreun e shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *