Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon dokumentin e i përgjigjet Ramës: Përgjigjen për Rinasin do ta jap nga Vlora, ftoj edhe “Tërmetin”


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të aeroportit të Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve ajrorë. Kreu i shtetit shkruan në Facebook se përgjigjen për çështjen e Rinasit do ia japë nga Vlora qeverisë së 1 prillit.

Ai shkruan se në konferencën për shtyp do ftohet edhe ish-ministri Gjiknuri, për shkak të përvojë me aeroportet e fluturimet, shkruan Meta me jo pak ironi.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *