Vendosni fjalën kyçe....

Rama akuza të rënda Metës e Berishës: Goditja e çmendur në Rinas e nxitur prej teje e Saliut, nuk do ia dilni


Kryeministri Rama ka akuzuar presidentin e vendit Meta dhe ish-kryeministrin Berisha lidhur me bllokimin e Rinasit në atë që e quan goditje të çmendur dhe përpjekje për rrëzimin e qeverisë dhe shtetit.

Në dy statuse të tijat në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se grupi i nxitur nga ai dhe Berisha kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Ndërsa shton se humoret vulgare të presidentit thjesht rikonfirmojnë se Meta është nxitësi i kësaj goditjeje të çmendur për të bllokuar aeroportin duke theksuar se nuk do ia dalin.

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja! Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!” – shkruan Rama.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet