Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Organizatorët e sabotimit të Rinasit do kallëzohen penalisht, të tjerët të vendosin menjëherë


Kryeministri Rama e ka quajtur sabotim situatën e krijuar në aeroportin Nënë Tereza.

Ai deklaroi se kjo gjë nuk do tolerohet dhe se organizatorët do kallëzohen penalisht ndërsa punonjësit e tjerë duhet të vendosin menjëherë nëse do kthehen në punë apo do përballen me procesin penal.

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *