Vendosni fjalën kyçe....

Stjuardesa në SHBA i kërkon familjes të zbresë nga avioni, pasi vogëlushja e tyre s’kishte maskë (Video)


Një video shqetësuese nga një fluturim në Florida, SHBA, tregon një stjuardesë që përpiqet të zbresë në tokë një familje hebreje, sepse vogëlushi i tyre nuk kishte maskë ndërsa hante.

Tri video të shkurtra që bënë xhiron në Tëitter tregojnë një stjuardesë të maskuar duke folur me nënën shtatzënë dhe babanë, duke u kërkuar që të marrin gjërat e tyre dhe të zbresin.

Vajza e mitur që u ul në prehrin e nënës së saj, nuk kishte veshur maskë ndërsa hante kosin e saj. Të ngrënit përjashtohet nga mbajtja me detyrim e maskës.

“Ne do të duhet t’ju zbresim nga avioni dhe të telefonojmë policinë.” – dëgjohet duke i thënë familjes stjuardesa.

“Unë nuk do zbres nga aeroplani.” – dëgjohet të thotë nëna, duke kërkuar që udhëtarët e tjerë ta ndihmojnë t’i vendosë një maskë ‘vogëlushes së saj që ndërkohë bërtet’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *