Vendosni fjalën kyçe....

Të pasurit u bënë më të pasur pavarësisht Pandemisë, Kim Kardashian bëhet zyrtarisht një miliardere


Kim Kardashian më në fund bëhet pjesë e listës së “Forbes” të miliarderëve.  40 vjeçarja duket se po ndjek gjurmët e motrës së saj më të vogël si dhe të bashkëshortit Kanye West me të cilin është në prag ndarjeje.

Kim renditet e 2674-ta në listën e Miliarderëve të Forbes. Sipas revistës, që nga tetori i 2020-ës, pasuria e saj neto është rritur nga 780 milionë dollarë në 1 miliard dollarë.

Pavarësisht krizës globale të pandemisë, miliarderët dolën më mirë se kurrë gjatë 12 muajve të fundit. Sipas Forbes, lista e miliarderëve të këtij viti është më e gjata që ka qenë ndonjëherë.

Sipas Forbes, tani ka 2,755 miliarderë në botë. Pra 660 më shumë miliarderë se një vit më parë. Në vitin 2021, 493 njerëz u emëruan miliarderë për herë të parë, ndërsa të tjerët kishin qenë edhe më parë, por të ardhurat e tyre kishin rënë dhe këtë vit janë rikthyer përsëri fuqishëm pavarësisht krizës globale.

Kanye West është gjithashtu në listë dhe shumë përpara Kimit, në vendin e 1750-të me një vlerë neto prej 1.8 miliardë dollarësh. Ndërsa motra e vogël e saj, Kylie Jenner këtë radhë nuk është më në listë, pasi shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj në vitin 2020.

Të ardhurat e Kim vijnë nga veshjet e saj “Skims”, kompania e saj e bukurisë, shfaqja televizive “Keeping Up with the Kardashians”, fushatat reklamuese, postimet në rrjetet sociale dhe përmes aplikacionit të saj të lojës, “Kim Kardashian: Hollywood”.

 Ajo po ashtu ka dhe aksione në Amazon dhe Disney.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet