Vendosni fjalën kyçe....

35 viktima dhe 1163 raste të reja lidhur me Covid-19


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima dhe 1.163 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 138.891, ndërsa numri i vdekjeve në 4.108.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 854 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 112.619 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 655.924 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.927 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 22.164.​​​​​​​


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet